Pacienti zero me koronavirus në Kaliforni, humbi edhe gishtat në terapi intensive - Bota Sot
Pacienti zero me koronavirus në Kaliforni, humbi edhe gishtat në terapi intensive

Amerika

Pacienti zero me koronavirus në Kaliforni, humbi edhe gishtat në terapi intensive

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 22:55
Gregg Garfield

Gregg Garfield ishte pacienti zero që mbarti koronavirusin në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai u infektua ne Itali gjatë një vizite me miqtë e tij. Për shkak të gjendjes së rënduar përfundoi në spital, dhe pas disa ditësh në terapi intensive.

Në atë periudhë mjekët i dhanë pak shpresë për të mbijetuar, por për fat të mirë ai ja doli.

Kaloi 64 ditë në spital, nga të cilat 31 ditë në respirator. Në fillim të majit, për habinë e mjekëve, ai filloi të shërohet.

Por kishte mbetur pa gishta në duar, dhe kjo si pasojë e pezullimit praktik të qarkullimit në trupin e tij, i cili ndodhi në një moment.

“COVID ka një efekt të fortë në sistemin kardiovaskular, e kjo ndodhi te Gregg. Për shkak të këtij ndikimi, të rinjtë që janë të infektuar gjithashtu mund të pësojnë një goditje në tru”, shpjegon kirurgu i Gregg, Dr. David Kulber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat