Vendi që shënoi rekord të rasteve ditore me COVID-19, mbi 600 viktima

Amerika

Vendi që shënoi rekord të rasteve ditore me COVID-19, mbi 600 viktima

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Meksika ka regjistruar 688 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke u bërë shteti i tretë në botë sa i përket numrit më të madh të vdekjeve (46,688), pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

Ministria e Shëndetësisë meksikane raportoi 8 mijë e 458 raste të reja të të infektuarve, që është numri më i madh i rasteve ditore. Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 ka arritur në 424 mijë e 637, raporton Reuters.

Qeveria tha që numri aktual i të infektuarve mund të jetë dukshëm më i lartë se numri i rasteve të konfirmuara.

Ndryshe, SHBA-ja ka numrin më të madh të viktimave me 152 mijë njerëz, e ndjekur nga Brazili me 91 mijë vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat