Rëndohet gjendja në ShBA, mbi 1,400 të vdekur nga Covid-19 për një ditë

Amerika

Rëndohet gjendja në ShBA, mbi 1,400 të vdekur nga Covid-19 për një ditë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 66,986 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.58 milionë persona, shkruan “The Guardian”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,453 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 153,882. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga 27 maji, kur ishin regjistruar 1,484 të vdekur.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 4.2 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat