Në ShBA, për tri javët e ardhshme parashikohen edhe 20,000 të vdekur nga Covid-19

Amerika

Në ShBA, për tri javët e ardhshme parashikohen edhe 20,000 të vdekur nga Covid-19

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:42
Ilustrim

Në ShBA, për tri javët e ardhshme parashikohen edhe 20,000 të vdekur nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar më së shumti viktima të koronavirusit në botë. Sipas një modeli parashikues, 20,000 amerikanë mund të vdesin nga sëmundja e re në tri javët e ardhshme.

Këtë parashikim e ka bërë Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara. Sipas kësaj qendre, deri më 22 gusht do të regjistrohen gjithsej mbi 173,000 të vdekur nga koronavirusi. Deri më tani janë regjistruar rreth 154,000 viktima.

Në mbarë vendin, udhëheqësit lokalë dhe ekspertët e shëndetit publik kanë bërë thirrje për kujdes pasi tubimet sociale, sidomos mes grupeve të rinisë, po e shtojnë përhapjen e virusit, shkruan “CNN”.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se numri i viktimave ka gjasë të rritet në Alabama, Kentucky, neë Jersey, Puerto Rico, Tennessee dhe Washington.

Disa prej këtyre shteteve më parë kanë raportuar ulje të numrit të rasteve, por tashmë e kanë ngritur alarmin përsëri.

Në raportin më të ri, në Shtetet e Bashkuara u regjistruan mbi 1,100 të vdekur dhe më shumë se 58,000 të infektuar për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat