Kalifornia përfshihet nga zjarret masive

Amerika

Kalifornia përfshihet nga zjarret masive

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Ekipet e zjarrfikësve në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara janë duke luftuar me flakë të mëdha që janë përhapur në pyjet e këtij shteti.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme, mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në Los Angeles, shkruan “BBC”.

Më shumë se 1,300 zjarrfikës, të përkrahur nga helikopterët dhe aeroplanët që hidhnin ujë nga qielli, janë duke luftuar me zjarret që nisën ditën e premte.

Zjarri është duke u përhapur në terrene të vështira malore, duke e vështirësuar qasjen e zjarrfikësve në ato pjesë.

Tymi i madh që është përhapur në qiell ka lëvizur drejt lindjes deri në Arizona, rreth 480 kilometra larg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat