Trumpi kritikon këshilltaren që tha se pandemia është përhapur shumë

Amerika

Trumpi kritikon këshilltaren që tha se pandemia është përhapur shumë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 20:17
Donald Trump dhe Deborah Brix

Presidenti Trump kritikoi dr, Deborah Brix në një postim në Twitter të hënën, pasi që ajo paralajmëroi se pandemia në SHBA është “jashtëzakonisht e përhapur”.

Gjersa Trump dhe zyrtarët tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë kritikuar publikisht Dr. Anthony Faucin, i cili është eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në këtë shtet, për herë të parë u sulmua edhe Birx, koordinatorja e grupit punues për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, e cila tërhoqi mllefin e Trumpit publikisht, duke thënë se pandemia është shumë e përhapur.

Kjo po ndodhë në kohën kur SHBA-ja po përjeton rritje të madhe të infektimeve me koronavirus. Ky vend ka regjistruar më shumë se 150.000 të vdekur dhe më shumë se 4 milionë raste pozitive.

Trumpi vazhdimisht është përpjekur që të shpërfillë brengat rreth numrit të madh të infektuarve dhe të vdekurve, derisa është duke bërë presion për hapjen e shkollave dhe bizneseve, shkruan CNN-i të hënën.

“Kështu e çmendura Nancy Pelosi tha gjëra të këqija për dr Deborah Birx, duke e përndjekur sepse ajo ishte shumë pozitive me punën e mirë që po bëjmë duke luftuar Virusin Kinez, përfshirë vaksinat dhe terapitë. Për të kundërshtuar Nancyn, Deborah e hëngri provokimin dhe na goditi neve. Patetike!” shkroi Trump.

Birx i lëshoi alarmet të dielën kur në një intervistë me CNN tha se pandemia kishte arritur një fazë të re.

“Ajo që jemi duke kaluar sot është ndryshe nga situata në maj dhe prill. Virusi është jashtëzakonisht përhapur. Tani po gjendet edhe në vende urbane edhe nëpër katunde”, tha Birx.

Ajo gjithashtu nuk e kundërshtoi paralajmërimin nga ish-Komisionari Federal i Barërave dr. Scott Gottlieb, i cili tha se mund të ketë deri në 300.000 të vdekur na koronavirusi deri në fund të vitit.

“Gjithçka është e mundur”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat