ShBA-ja shënon mbi 45,000 raste të reja me Covid-19 - Bota Sot
ShBA-ja shënon mbi 45,000 raste të reja me Covid-19

Amerika

ShBA-ja shënon mbi 45,000 raste të reja me Covid-19

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 45,585 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.7 milionë persona, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 542 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 155,402.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 4.71 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat