Barack Obama feston ditëlindjen, ja sa vjet mbush ai

Amerika

Barack Obama feston ditëlindjen, ja sa vjet mbush ai

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:35
Barack Obama

Ish presidenti amerikan, Barack Obama sot feston ditëlindjen e tij të 59-të.

Obama shërbeu për dy mandate si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2009 deri më 2017.

Barack Hussein Obama u lind me 4 gusht 1961 në Honolulu të Hawaii, gjë që e bëri presidentin e parë që nuk ka lindur në SHBA.

Më 2009 ai mori çmimin Nobel për Paqe nga Akademia Norvegjeze e Nobelit.

Çmimi atij iu nda për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve.

Obama si President ka krijuar një klimë të re në politikën ndërkombëtare. Diplomacia shumëpalëshe ka rifituar një pozicion qendror, me theks në rolin që mund të luajnë Kombet e Bashkuara dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

Ai eshte i martuar me Michelle dhe ka dy vajza, Malia dhe Natasha (Sasha).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat