I prekuri me Covid 19 shkoi në kishë, infektoi rreth 100 persona

Amerika

I prekuri me Covid 19 shkoi në kishë, infektoi rreth 100 persona

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:56
Ilustrim

Një i infektuar me Covid 19 shkoi në kishë në mesin e qershorit dhe pas tij u infektuar 91 persona, e 53 nga ta ishin pjesëmarrës në meshë.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin amerikan Ohio, ndërsa zinxhiri i infektimit ka nisur nga 56-vjecari që mori pjesë në meshë edhe pse ishte pozitiv me Covid 19.

“Është shpërndarë si flakët e zjarrit. Tepër, tepër e frikshme”, ka thënë të martën drejtuesi i shtetit të Ohio-s, Mike de Wine, transmeton CNN.

Për ta ilustruar se si u shpërnda virusi nga ky rast, zyrtarët e këtij shteti publikuan disa grafikone. Virusi preku edhe ata që s’ishin fare në meshë.

De Wine u kërkoi qytetarëve që kryejnë ritet fetare, të vendosin maska. Ai ka thënë se do t’i  dëgojë kishave, xhamive dhe sinagogave letra, në të cilat do të ndajë informata të rëndësishme për shëndetin.

56-vjecari që shkoi i infetkuar në kishë, i infektoi 53 persona të tjerë aty. E, pastaj, këta persona infektuan edhe 18 të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat