Senatorët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj portit gjerman

Amerika

Senatorët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj portit gjerman

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:17
Autoritetet gjermane deklarojnë se sanksionet janë ekstra-territoriale dhe bien ndesh me ligjin ndërkombëtar

Tre senatorë amerikanë kanë shkruar një letër ku bëjnë thirrje për sanksione ndaj kompanisë që menaxhon portin gjerman që ofron shërbime për projektin “Nord Stream 2”.

Amerika është përpjekur të parandalojë realizimin e projektit prej vitesh pasi rrit praninë energjetike të Rusisë në Evropë.

Por të tjerë thonë se Shtetet e Bashkuara duan të shesin gazin e tyre natyral në BE.

Projekti thuajse ka përfunduar. Ai fillon në Siberi dhe udhëton përmes ujërave ndërkombëtare pas shteteve baltike, që gjithashtu nuk e duan.

Nëse vendosen, sanksionet do të prekin 120 kompani nga 12 vende evropiane, që janë të përfshira në ngritjen e strukturës.

Gjithashtu, cilitdo subjekt të lidhur me to do t’i ngrijnë asetet dhe do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

Autoritetet gjermane deklarojnë se sanksionet janë ekstra-territoriale dhe bien ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Për këtë arsye, Komisioni Evropian po përgatit sanksione reciproke.

Shumë kompani energjetike evropiane thonë se projekti do të ofrojë energji me çmim të lirë për kontinentin e vjetër, por të tjerë druhen se Rusia mund ta përdorë atë për shantazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat