Koronavirusi i merr jetën një 7-vjeçari, nuk kishte sëmundje shoqëruese

Amerika

Koronavirusi i merr jetën një 7-vjeçari, nuk kishte sëmundje shoqëruese

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 22:10
ShBA

Koronavirusi shënoi dhe viktimën më të re në moshë në Georgia të ShBA-së, një 7-vjeçar nga Chatham County.

Sipas të dhënave të publikuara nga instituti shëndetësor shtetëror, vogëlushi nuk kishte sëmundje shoqëruese.

“Çdo viktimë që shkakton koronavirusi është tragjike. Por të humbasësh një djalë aq të vogël të thyen zemrën. Ne të gjithë e dimë që të rriturit dhe ata persona me sëmundje bashkëshoqëruese janë më të ekspozuar ndaj virusit, por ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë” – u shpreh Dr. Lawton Davis, drejtori i institutit shëndetësor.

7-vjeçari nuk është viktima e parë në moshë aq të re në ShBA. Vetëm në Florida kanë ndërruar jetë 7 minorenë ku muajin e kaluar, një 9-vjeçare fatkeqësisht ra viktimë e këtij virusi.

Deri më tani, Catham County ka regjistruar të paktën 5,441 të infektuar dhe 74 viktima si pasojë e koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat