Esper: SHBA-ja do të reduktojë numrin e ushtarëve në Afganistan - Bota Sot
Esper: SHBA-ja do të reduktojë numrin e ushtarëve në Afganistan

Amerika

Esper: SHBA-ja do të reduktojë numrin e ushtarëve në Afganistan

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:26
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në Afganistan “nën 5,000 trupa” deri në fund të muajit nëntor.

Sekretari Esper i bëri këto komente gjatë një interviste dhënë për Fox News më 8 gusht.

Këto komente të Esper janë në një linjë me paralajmërimin e bërë më herët gjatë kësaj jave nga presidenti amerikan, Donald Trump lidhur me planet e tij për zvogëlimin e prezencës ushtarake në këtë shtet.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 8,600 trupa në Afganistan. Presidenti Trump në një intervistë të publikuar më 3 gusht nga Axios, ka thënë se SHBA-ja planifikon që ta zvogëlojë këtë numër në rreth 4,000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat