ShBA-ja shënon rreth 47,000 raste të reja me Covid-19

Amerika

ShBA-ja shënon rreth 47,000 raste të reja me Covid-19

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:08
Foto Ilustrim

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 46,935 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 5.04 milionë persona, shkruan “CNN”.

Ndërkohë shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 162,938 persona, që është më e madhja në botë. Në raportin më të ri u regjistruan 515 viktima të reja.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat