Disa të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një ndejë me rreth 200 persona - Bota Sot
Disa të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një ndejë me rreth 200 persona

Amerika

Disa të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një ndejë me rreth 200 persona

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:32
Policia

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një depo në zonën Harbour Gateway, afër Torrance, California, SHBA, duke lënë të paktën pesë persona të plagosur.

Së paku pesë njerëz janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një ‘video xhiruar’ në Amerikë.

Policia e Los Angelesit i është përgjigjur të shtënave gjersa me autoambulancë janë dërguar në spital tre burra dhe dy gra, të gjitha të moshës midis 19 dhe 39 vjeç, raporton CBS.

Një viktimë është në gjendje të rëndë, por të gjithë ata pritet të mbijetojnë, sipas një raporti.

Rreth 150 deri 500 njerëz ishin me sa duket në një tubim, të cilat një raport e përshkroi si një ‘video xhirim’ ndërsa një tjetër tha se ishte një ndejë e paligjshme në një depo.

Ndryshe, zjarri raportohet se shpërtheu brenda dhe jashtë ndërtesës. Policia beson se të shtënat janë të lidhura me bandat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat