Covid-19, Biden gati ta izolojë vendin sërish

Amerika

Covid-19, Biden gati ta izolojë vendin sërish

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 07:04
Biden

Në intervistën e tij të parë pasi mori kandidimin për president, Joe Biden tha se është i gatshëm ta izolojë sërish vendin për të kontrolluar koronavirusin, nëse ky do të ishte sugjerimi i shkencëtarëve. Biden u zotua të bëjë çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e njerëzve. Në anën tjetër presidenti Trump akuzoi Administratën e Barnave se po vonon qëllimisht miratimin e provave për vaksinën.

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se do të kishte një qasje ndryshe nga rivali i tij republikan Donald Trump për menaxhimin e pandemisë. Gjatë një interviste me rrjetin e lajmeve ABC, Biden tha se do ta izolonte vendin për të penguar përhapjen e koroanvirusit, nëse ky do të ishte rekomandimi i shkencëtarëve.


“Unë do ta izoloja vendin, do të dëgjoja shkencëtarët,” i tha Biden rrjetit ABC, transmeton oranews.

Gjatë intervistës atij iu bashkua edhe kandidatja për zv./presidente senatorja Kamala Harris. Kjo ishte intervista e tyre e parë pas kandidimit zyrtar nga Partia Demokratike.

“Unë do të bëj çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e njerëzve sepse nuk mund t’i kthejmë vendit normalitetin pa kontrolluar virusin,” tha ai.

Në anën tjetër presidenti Donald Trump akuzoi Administratën Kombëtare të Ushqimit dhe Barnave se po vonon miratimin e vaksinës.

Më herët drejtuesit e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kërcënuan me dorëheqjen nëse nuk respektohen të gjithë hapat e nevojshëm për miratimin e një vaksine të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat