Nxënësit meksikanë nisin mësimin përmes televizionit

Amerika

Nxënësit meksikanë nisin mësimin përmes televizionit

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Meksika ka nisur eksperimentin e të mësuarit të 30 milionë nxënësve të shkollave publike përmes televizionit, derisa dita e parë e shkollës në Shtetet e Bashkuara është ndikuar nga disa probleme të shërbimit për video-konferenca, Zoom.

Zoom – që është përdorur për gjithçka përfshirë takimet biznesore, mësimet online, dhe organizimet shoqërore gjatë pandemisë – është ndalur për pothuajse dy orë e gjysmë kur gati gjysmë milioni nxënës në gjithë Shtetet e Bashkuara kanë nisur mësimin në distancë.

Zoom nuk ka bërë të ditur shkakun e problemit, që ka vënë në pah varësinë e njerëzve ndaj teknologjisë, në kohën e pandemisë.

Shkollat fillore, të mesme, dhe universitetet janë duke u varur në aplikacionin Zoom dhe platforma të ngjashme si Microsoft Teams për të mësuar e punuar nga shtëpitë.

Ndërkohë në Meksikë, qeveria ka vendosur të nisë mësimin përmes televizionit, pasi në të kanë qasje 94 për qind e popullsisë, në krahasim me 70 apo 80 për qind sa janë të kyçur në internet.

Shumë prindër në Meksikë janë të shqetësuar për standardin e edukimit nga televizioni, pasi sipas tyre mbyllja në shtëpi do të ketë ndikim fizik dhe psikologjik te fëmijët.

Mësimet nëpër klasa është pezulluar në Meksikë nga muaji mars, njëherësh vendin e tretë të prekur më së keqi në botë nga koronavirusi, pasi SHBA-së dhe Brazilit.

Pas më shumë se pesë muajve prej kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë, koronavirusi ka infektuar të paktën 23.5 milionë persona dhe ka lënë të vdekur më shumë se 811,000 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat