Melania “kundër” Donald Trumpit, Zonja e Parë e SHBA-ve solidarizohet me familjet e viktimave të COVID-19

Amerika

Melania “kundër” Donald Trumpit, Zonja e Parë e SHBA-ve solidarizohet me familjet e viktimave të COVID-19

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 11:37
Melania Trump

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, adresoi disa çështje përfshirë ndikimin e coronavirusit në SHBA, dhe shprehu ngushëllime për viktimat e pandemisë, e cila ka marrë më shumë se 178 mijë jetë njerëzish në vend.

Kanë ngelur edhe 10 javë deri në përfundim të fushatës parazgjedhore, ndërsa republikanët u angazhuan të prezantojnë ofertën e tyre për t’i mundësuar presidentit, Donald Trump rizgjedhjen e tij në natën e dytë të konventës së tyre, raporton CNN.

Melania Trump iu drejtua Kongresit nga Kopshti i Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë para një grupi të vogël njerëzish, nga të cilët vetëm disa prej tyre mbanin maska në fytyrë.

Ajo adresoi çështje të ndjeshme që folësit e tjerë nuk i prekën, përfshirë ndikimin e coronavirusit në SHBA, dhe shprehu ngushëllime për viktimat e pandemisë, e cila ka marrë më shumë se 178 mijë jetë njerëzish në vend, i cili kryeson në botë për nga numri i të prekurve dhe fatalitetet.

“Unë e di se shumë njerëz janë në ankth dhe disa ndjehen të pafuqishëm. Unë dua që t’ju them se nuk jeni vetëm”, tha ajo.

Ajo gjithashtu iu referua trazirave racore në vend dhe kurseu sulmet ndaj kandidatit demokrat Joe Biden.

“Unë nuk dua ta përdor këtë kohë të çmuar duke sulmuar palën tjetër sepse siç e pamë javën e kaluar, ajo lloj bisede shërben vetëm për ndarjen e vendit më tej”, tha ajo, duke kritikuar konventën e demokratëve, ku trajtimi i coronavirusit nga Presidenti Trump u kritikua ashpër.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat