Koronavirusi/ Ky qytet në Brazil, ka arritur imunitetin e tufës

Amerika

Koronavirusi/ Ky qytet në Brazil, ka arritur imunitetin e tufës

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Qyteti braziljan i Manausit, ku trupat e të vdekurve nga koronavirusi ishin aq shumë sa u desh të mbaheshin në kamionë frigoriferikë, mund të ketë arritur imunitetin e tufës thonë shkencëtarët.

Manausi që u godit aq fort nga sëmundja, sot po përjeton një rënie të pashpjegueshme të rasteve më Covid 19, vdekjeve dhe shtrimeve në spital, kjo pavarësisht mungesës së kontrollit dhe masave të sigurisë. kjo sipas ekspertëve mund të ketë vetëm një shpjegim: që virusi atje praktikisht, po shuhet vetë! Qyteti i ndodhur në mesin e një pylli tropikal, u shkatërrua nga sëmundja kur ajo ishte në pikun e saj.

Ai mbushi faqet e gazetave ndërkombëtare katër muaj më parë kur pamjet me dronë treguan buldozerët që gërmonin varre masive për viktimat e Covid 19. Me qindra trupa u vendosën në kamionë frigoriferikë në skena që u përshkruan të ngjashme më ato të një “filmi horror”. Por ndryshe nga shumica e rajoneve në Azi dhe Europë, Manaus nuk u vendos kurrë në karantinë, e nuk zbatoi as distancimin social dhe as vënien e maskave. Tani duket se ka arritur imunitetin e shumëpërfolur të tufës, ose të paktën diçka të përafërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat