SHBA-ja, 1222 vdekje dhe mbi 44 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA-ja, 1222 vdekje dhe mbi 44 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 09:20
Foto Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar mijëra raste të të infektimit me pandeminë globale të quajtur COVID-19.

SHBA-ja raporton 44,109 raste të reja me coronavirus dhe 1,222 vdekjeve të reja të lidhura me virusin, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo rrit numrin kombëtar në të paktën 5,821,819 raste dhe 179,708 vdekje, raporton CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, 24 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar me virusin ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 822 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat