Shkon në mbi 6 milionë, numri i të infektuarve me COVID-19 në SHBA

Amerika

Shkon në mbi 6 milionë, numri i të infektuarve me COVID-19 në SHBA

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 183.699, prej të cilëve 1.229 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me coronavirus në SHBA është rritur për 45.838, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.003.322.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3,31 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 78,6 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 687.500 raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.722.004 raste dhe India me 3.333.732.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat