Bolsonaro: Askush nuk do të detyrohet që ta bëjë vaksinën anti-covid

Amerika

Bolsonaro: Askush nuk do të detyrohet që ta bëjë vaksinën anti-covid

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 12:27
Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, që vazhdimisht ka folur për minimizim të pasojave të Covid-19, tha askush nuk do të detyrohet të bëjë vaksinën kundër virusit, kur kjo e fundit të dalë në treg.

Komentet vijnë pasi qeveria caktoi miliona dollarë për blerjen dhe prodhimin e ardhshëm të vaksinave, pasi Brazili është shteti i dytë më i prekur nga pandemia pas Amerikës.

“Askush nuk mund ta detyrojë dikë që të bëjë diçka, kështu që nuk ka përse ndokush të ndihet i detyruar që të bëjë këtë vaksinë”, ka deklaruar Bolsonaro.

Brazili është bërë një pikë e nxehtë e koronavirusit muajt e fundit, me 3 908 272 raste të konfirmuara dhe 121 381 vdekje nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat