SHBA-ja me të dhënat e fundit, 6.2 milionë të infektuar dhe mbi 188 mijë të vdekur shkaku i coronavirusit

Amerika

SHBA-ja me të dhënat e fundit, 6.2 milionë të infektuar dhe mbi 188 mijë të vdekur shkaku i coronavirusit

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar sërish numër të lartë të të infektuarve me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Universiteti Johns Hopkins raportoi 44,452 raste të reja dhe 783 vdekje si shkak i coronavirusit.

Kjo ka bërë që të rritet numri në të paktën 6,244,970 raste të të infektuarve me virus dhe gjersa 188,538 njerëz kanë vdekur, sipas regjistrimit të universitetit të lartcekur me seli në SHBA, raporton CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Ndryshe, rreth 27 milionë njerëz janë infektuar në gjithë globin ndërsa numri i të vdekurve është mbi 880 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat