Gazetari pyet Trumpin se pse gënjeu, ai i përgjigjet: Çfarë pyetje e tmerrshme!

Amerika

Gazetari pyet Trumpin se pse gënjeu, ai i përgjigjet: Çfarë pyetje e tmerrshme!

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 22:24
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference shtypi të enjten në SHBA është përballur me kritikat e lidhura me librin e gazetarit Bob Woodward, se ai e kishte nënvlerësuar qëllimisht rrezikun nga koronavirusi, ndonëse ishte i vetëdijshëm se ai ishte vdekjeprurës.

Një gazetar gjatë konferencës e ka pyetur Trumpin se përse i kishte gënjyer qytetarët amerikanë.

“Çfarë përgjigje e tmerrshme… nuk kam gënjyer. Çfarë thashë është se duhet ta ruajmë qetësinë, se nuk bën të na kaplojë paniku”, ka thënë presidenti Trump.

Trumpi në këtë konferencë e ka mbrojtur vendimin e tij për minimizimin e rrezikut nga COVID-19, duke thënë se përgjigjet e dhëna gazetarit Woodward ishin “adekuate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat