Gratë e Trump dhe Biden urojnë nxënësit amerikanë për vitin e ri shkollor

Amerika

Gratë e Trump dhe Biden urojnë nxënësit amerikanë për vitin e ri shkollor

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:44
Melania Trump, Jill Biden

Zonja e parë e SHBA-së Melania Trump dhe Jill Biden gruaja e kandidatit demokrat për president, Joe Biden , kanë mbajtur një fjalim inkurajues për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në mënyrë që t’u përshtaten mësimit online përderisa pandemia COVID-19 vazhdon të jetë e shfaqur atje.

Melania Trump ka thënë se secili nga nxënësit ka një të ardhme të ndritur dhe se nëse punojnë do të bëhen ata që dëshirojnë.

“Kështu që bëni detyrat e shtëpisë, dëgjoni prindërit, mësuesit tuaj dhe jini të mirë me shokët tuaj të shkollës”.

“Mësimi mund të jetë i vështirë ndonjëherë, por mos harroni se ju keni diçka të veçantë për të na dhuruar, dhe ne jemi këtu për t’u dalë në ndihmë që ju të keni sukses”, tha Trump.

Jill Biden kishte disa fjalë inkurajuese për prindërit

“Ju prindërit jeni duke bërë shumë edhe pedagogët, ne u jemi falënderues, nxënësit kanë nevojë për ne më shumë se kurrë më parë”.

“Unë kurrë nuk jam ndjerë më krenare se tani që kamë qenë mësuese .Uroj të kaloni një vit të shkëlqyeshëm në shkollë vendosni maskat tuaja dhe qëndroni të sigurt”, tha Biden, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat