Lind 10-vjeçarja në Argjentinë, mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga njerku i saj

Amerika

Lind 10-vjeçarja në Argjentinë, mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga njerku i saj

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Një vajzë 10-vjeçare në Argjentinë që ishte përdhunuar dhe ishte lënë shtatzënë nga njerku i saj nuk mundi të kryejë abort prej legjislacionit në vendin katolik, raporton The Guardian.

Familja e fëmijës kishin postuar në rrjetet sociale disa foto shqetësuese të festës së bebes në pritje ku shihej vajza e vogël e veshur si e rritur, para një tavoline me dhurata për beben.

Përdhunuesi i dyshuar, Horacio Insaurralde, 31 vjeç, ka abuzuar me fëmijën në fillim të 2020 në shtëpinë e tij në Monte Caseros, Argjentinë, pak pasi ajo dhe nëna e saj erdhën për të jetuar me të. Nëna e saj u nda nga Insaurralde dhe tashmë jeton me të bijën.

Por dy muaj më vonë, gjyshja e vajzës vuri re rritjen e barkut të saj dhe doktorët konfirmuan se është shtatzënë.

Në Argjentinë aborti është i jashtëligjshëm, por familja kërkonte të përdorte ligjin e përjashtimit për rastet e përdhunimeve. Por doktori i familjes, për të cilin një grup aktivistesh thonë se është shumë fetar i këshilloi kundër ndërprerjes së shtatzënisë, pasi vajza kishte 24 javë dhe mund të ishte e rrezikshme për të.

Vajza raportohet se ka lindur tashmë një bebe të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat