“Na pret një vjeshtë e vështirë”, Fauci paralajmëron një mbyllje të dytë

Amerika

“Na pret një vjeshtë e vështirë”, Fauci paralajmëron një mbyllje të dytë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 06:26
Dr. Anthony Fauci

Imunologu i famshëm Dr. Anthony Fauci paralajmëron se gjatë muajve të ftohtë që na presin situata e pandemisë do të përkeqësohet. Sipas tij koronavirusi nuk do të largohet prandaj duhet të rishikohen dhe njëherë masat e marra.

“Mendoj se duhet të ulim kokën dhe të shohim si do të kalojmë vjeshtën dhe dimrin sepse nuk do të jetë e lehtë. Vazhdoj të shoh kurbën dhe ndihem edhe më i dëshpëruar për faktin se asnjëherë nuk zbresim në pikën ku duam. Unë nuk flas për valë të dytë sepse jemi akoma në valën e parë të pandemisë. Është e vështirë të parashikosh në këtë pikë se çfarë roli do të luajë gripi në këtë pandemi. Unë mendoj se vetëm vaksina mund të na kthejë në normalitet,” tha ai.

Gjithashtu ai u shpreh se rritja e numrit të të infektuarëve ngre nevojën për të mbyllur përsëri SHBA’në mirëpo Donald Trump përjashtoi një mbyllje tjetër.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të regjistrojnë 36 mijë raste me Covid-19 në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat