Burgoset mësuesja e kishës që bëri seks me 16-vjeçarin në veturë dhe në shtëpinë e saj mbi 10 herë

Amerika

Burgoset mësuesja e kishës që bëri seks me 16-vjeçarin në veturë dhe në shtëpinë e saj mbi 10 herë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 19:38
Courtney Bingham

Një mësuese kishe është burgosur në SHBA pasi joshi një nxënës të saj 16 vjeçar dhe kreu rregullisht marrëdhënie seksuale duke e ditur se ishte 20 vjet më e madhe se ai.

36 vjeçarja Courtney Bingham u njoh me adoleshentin në kishën Bethany Baptist Church në shtetin e Virginia, ku mosha e pranimit seksual është 18 vjeç.

Djali tha në polici se kishin bërë seks më shumë se 10 herë në makinë dhe në shtëpinë e saj.

Bingham gjithashtu i kishte dërguar atij foto të të dyve duke bërë seks, kryesisht të marra në shtëpinë e saj.

Gruaja ishte drejtuese e grupit të të rinjve në kishën e saj, ndërsa pretendonte se kishin kryer marrdhënie vetëm tre ose katër herë.

Mësuesja është dënuar me 12 vjet burg për krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat