Gati dy të tretat e amerikanëve nuk e dinë se në Holokaust janë vrarë 6 milionë hebrenj

Amerika

Gati dy të tretat e amerikanëve nuk e dinë se në Holokaust janë vrarë 6 milionë hebrenj

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 11:10
Foto Ilustrim

Gati dy të tretat e të rinjve amerikanë nuk e dinë se gjashtë milionë hebrenj javë vrarë gjatë Holokaustit dhe mbi 10 për qind e tyre besojnë se hebrenjtë e kanë shkaktuar Holokaustin, sipas një ankete të re.

Rezultatet e kësaj ankete treguan për shkallën tronditëse të paditurisë rreth krimit më të madh të shekullit të kaluar, shkruan The Guardian.

Sipas hulumtimit të realizuar me personat e moshave nga 18 deri në 39-vjeçare, gati gjysma e pjesëmarrësve në anketë ose 48 për qind e tyre nuk e dinin asnjë emër të ndonjë kampi të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore.

Gati çereku i pjesëmarrësve ose 23 për qind thanë se besojnë që Holokausti është një mit ose që ai është zmadhuar ose se nuk janë të sigurt. Një në tetë persona tha se nuk ka dëgjuar ose mendon se nuk ka dëgjuar për Holokaustin.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketë thanë se kanë parë simbole të nazizmit në rrjetet sociale ose në komunitet dhe gati gjysma e tyre thanë se kanë parë postime për mohimin e Holokaustit në rrjetet sociale apo kudo në internet.

“Rezultatet janë tronditëse dhe pikëlluese dhe ato tregojnë pse ne duhet të veprojmë tani, kur të mbijetuarit e Holokaustit janë me ne, për t’u dhënë zë rrëfimeve të tyre”, tha Gideon Taylor, kryetar i Konferencës për Pretendimet Materiale Hebreje Kundër Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat