Uragani Sally arrin në brigjet e Shteteve të Bashkuara, sjell erëra të fuqishme

Amerika

Uragani Sally arrin në brigjet e Shteteve të Bashkuara, sjell erëra të fuqishme

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:23
foto ilustrim

Uragani Sally ka arritur në brigjet e Alabamas së Shteteve të Bashkuara të mërkurën në mëngjes si stuhi e kategorisë së dytë pas forcimit të erërave gjatë natës.

Shpejtësia e erërave arriti deri në 165 kilometra në orë, duke pasur mundësi të shkaktojë dëme materiale, shkruan Reuters.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se kjo stuhi paraqet rrezik për vërshime katastrofale dhe të rrezikshme për jetën në disa pjesë të bregdetit të Gjirit të Meksikës.

Sipas kësaj qendre, stuhia mund të sjellë reshje shiu deri në 60 centimetra në disa zona. Reshjet pritet të përfshijnë zona nga Misisipi deri në Florida.

Zyrtarët në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të ulëta që të strehohen larg erës dhe shiut.

Një hulumtues i uraganeve tha se dëmi material që do të shkaktohet nga stuhia Sally pritet të shkojë në dy deri në tre miliardë dollarë.

Për shkak të motit të lig, shumë kompani energjetike e ngadalësuan ose e ndërprenë prodhimin e naftës dhe gazit në ujërat e trazuara nga stuhia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat