Uragani Sally godet pjesën juglindore të SHBA-ve, shkatërron shtëpi rrugë e ura – reshje shiu deri në 150 centimetra

Amerika

Uragani Sally godet pjesën juglindore të SHBA-ve, shkatërron shtëpi rrugë e ura – reshje shiu deri në 150 centimetra

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Reshjet e shiut që janë shkaktuar nga uragani Sally, ka bërë që në pjesën juglindore të SHBA-ve të bie mbi 30 centimetra shi si dhe t’ia merr jetën të paktën një personi, duke bërë që të shemben urat dhe rrugët e qindra shtëpi të mbesin pa energji elektrike.

Sally ka shkaktuar vërshime në Alabama, Georgia, e tani është nisur në drejtim të Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.

Jay McKenlis, 64-vjeç, bashkëpronar i një zyre për pasuri të paluajtshme në Florida, ka tentuar të shpëtojë disa gjësende më vlerë përfshirë edhe fotografitë e fëmijëve, kur uragani ia shkuli kulmin e shtëpisë dhe ia hodhi në rrugë.

“Kemi pritur uraganin, por jo një goditje kaq të drejtpërdrejtë. Kemi menduar se do të vie të nesërmen e jo të na zë brenda”, ka shtuar ai.

Uragani Sally ka goditur Alabamën me erëra të forta që frynin me 170 kilometra në orë, duke ia marrë jetën një personi si dhe është raportuar se një tjetër po konsiderohet i zhdukur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat