Trumpit iu dërguan letra me substancë vdekjeprurëse në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Trumpit iu dërguan letra me substancë vdekjeprurëse në Shtëpinë e Bardhë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 23:38
Donald Trump

Letrat e dërguara ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe në agjencitë federale në Teksas kanë pasë në përmbajtje substancën vdekjeprurëse ricin derisa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse zarfet e tjerë me këtë toksinë ishin dërguar përmes sistemit postar.

Kështu ka njoftuar një zyrtar i zbatimit të ligjit për këtë çështje për New York Times.

Hetuesit besojnë se letrat janë dërguar nga Kanada dhe kanë identifikuar një grua si të dyshuar, tha zyrtari.

Letra drejtuar Shtëpisë së Bardhë, e cila ishte për presidentit Trump, u kap, ashtu si letrat për zyrat federale në Teksas. Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat nga zyrat federale ishin në shënjestër.

Kontrollet e këtyre letrave bëhen nga posta para se të dërgohen në Shtëpinë e Bardhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat