Presidencialet në SHBA, sondazhi: Biden kryeson përballë Trump

Amerika

Presidencialet në SHBA, sondazhi: Biden kryeson përballë Trump

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:54
Biden dhe Trump

Joe Biden është në avantazh me 8 pikë përballë Donald Trump.

Sipas një sondazhi të kryer në nivel kombëtar nga Wall Street Journal dhe NBC, ish zv.presidenti ka 51% të preferencave përballë 42 të Trump.

Biden konsiderohet nga qytetarët amerikanë si më i besueshëm sa i përket pandemisë Covid-19, ndërsa Trump më i besueshëm për ekonominë.

Duhet kujtuar se, edhe 4 vite më parë, kur presidenti Trump garonte përballë Hillary Clinton, të gjitha sondazhet parazgjedhore e nxirrnin manjatin humbës, por që në fakt rezultoi krejt e kundërta. A do të ndodhë kështu edhe gjatë këtyre zgjedhjeve? Të presim nëntorin…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat