Arrestohet gruaja e cila dyshohet ta ketë dërguar letrën me helm në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Arrestohet gruaja e cila dyshohet ta ketë dërguar letrën me helm në Shtëpinë e Bardhë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:24
Foto Ilustrim

Një grua e cila dyshohet ta ketë dërguar një letër me helm Ricin në Shtëpinë e Bardhë u arrestua nga autoritetet, deklaruan zyrtarët në SHBA.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, e njëjta ishte pajisur me një revole gjersa u ndalua nga autoritetet amerikane.

Bëhet e ditur se prokurorët në Washinton DC, pritet të hedhin akuza kundër saj pas rastit të fundit.

Ditë më parë u raportua se një letër me substancë iu adresua Shtëpisë së Bardhë, gjerësisht presidentit amerikan Donald Trump.

Autoritetet i kishin vënë dyshimet se pakoja kishte ardhur nga Kanadaja, nga gruaja e cila tashmë është arrestuar nga zyrtarët.

“FBI-ja dhe partnerët tanë të Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe Shërbimi i Inspektimit Postar, po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një strukturë postare të qeverisë amerikane”, pati thënë FBI ditë më parë, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur rrezik të njohur për sigurinë publike. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat