Sondazhet për president, ky është rezultati ndërmjet Trump-it dhe Biden-it

Amerika

Sondazhet për president, ky është rezultati ndërmjet Trump-it dhe Biden-it

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:38
Biden dhe Trump

Thellohet hendeku mes kandidatëve për president në SHBA. Sipas sondazheve të bëra publike, presidenti Trump humb dy pikë, nga anketimi i një jave më parë, duke u pozicionuar në 43 pikë përqindje, kundrejt 51 për qind që preferojnë kandidatin demokrat, Joe Biden.

Sipas atyre që morën pjesë në sondazh, pika e fortë e Biden është plani menaxhues për pandeminë në një kohë që Trump iu premtoi amerikanëve vaksinimin total deri në prill të vitit që vjen, pavarësisht se asnjë vaksinë nuk është certifikuar ende.

Kali i betejës për presidentin ndërkohë mbetet ekonomia. Amerikanët i besojnë më shumë atij në këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat