Presidenti Trump do ta nominojë gjatë javës së ardhshme anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë

Amerika

Presidenti Trump do ta nominojë gjatë javës së ardhshme anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:54
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se do të nominojë gjatë javës së ardhshme një zëvendësues në Gjykatën e Lartë, pas vdekjes së Ruth Bader Ginsburg; ai insistoi se Senati duhet ta votojë atë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.

“Të premten ose të shtunën do e nominojë anëtarin/en e Gjykatës së Lartë në SHBA”, tha ai për Fox News.

Sipas medieve të huaja, Trump potencoi se do të presë për emërimin derisa të jenë përfunduar shërbimet memoriale të Ginsburg.

Presidenti amerikan ka refuzuar që Senati i udhëhequr nga Partia Republikane të presë për votimin e anëtarit të ri pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ku do të përballet me kandidatin demokrat, Joe Biden.

“Vota finale duhet të kryhet përpara zgjedhjeve. Ne kemi kohë të mjaftueshme për këtë”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat