Katër njerëz u vranë në një aksident ajror në Teksas

Amerika

Katër njerëz u vranë në një aksident ajror në Teksas

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit deklaron se katër njerëz nga Luiziana u vranë kur aeroplani i tyre me një motor u rrëzua në një kullotë në Teksas.

Aeroplani u rrëzua ndërsa përpiqej të bënte një ulje të detyruar. Aksidenti ndodhi pranë aeroportit në liqenet e Hilltopit, rreth 190 kilometra në veriperëndim të Houstonit, raportoi ABC News.

Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas njoftoi se të katër njerëzit që ishin në aeroplan u vranë, raportoi e përditshmja “Eagle”.

Aeroplani u ngrit nga vendpushimi i Horshu Bay, në perëndim të Austinit, dhe sipas të dhënave të fluturimit, u drejtua për në Natchitoches, Louisiana.

Ndryshe, bordi Kombëtar i Sigurisë në Trafik po heton aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat