Trump refuzoi të përgjigjet kur u pyet se a do ta pranojë tranzicionin paqësor të pushtetit

Amerika

Trump refuzoi të përgjigjet kur u pyet se a do ta pranojë tranzicionin paqësor të pushtetit

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:54
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka refuzuar të flas rreth një tranzicioni paqësor të pushtetit, nëse i humbë zgjedhjet në nëntor.

“Paj, duhet ta shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

Trump gjithashtu ka thënë se rezultati zgjedhor fare lehtë mund të përfundojë në Gjykatën Supreme, duke vënë përsëri dyshime në votimin me postë.

Trump u pyet nga një gazetar të mërkurën nëse do ta pranonte rezultatin zgjedhor “fitove, humbe apo barazove” me Joe Biuden.

Ai refuzoi të përgjigjej, duke vazhduar të flas për ankesat që i ka me mënyrën e votimit dhe sidomos për votat me postë, për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat