Trazira në SHBA: Gjykata nuk ngriti akuzë ndaj policëve të përfshirë në vrasjen e Breonna Taylor, një grua me ngjyrë

Amerika

Trazira në SHBA: Gjykata nuk ngriti akuzë ndaj policëve të përfshirë në vrasjen e Breonna Taylor, një grua me ngjyrë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Trazira në SHBA pas vendimit për të mos akuzuar policët tre oficerë policie për vrasjen e Breonna Taylor, e cila vdiq gjatë një bastisjeje në fillim të këtij viti. Anarkistë të identifikuar si ekstremistë të majtë të Black Lives Matter dhe Antifa kanë sulmuar policinë në Lousiville në shtetin e Kentucky. Dy prej tyre janë plagosur me armë zjarri.

Vetëm një prej oficerëve të policisë të përfshirë në incidentin ku u vra Taylor, ai ishte akuzuar për rrezikim të pashkak pasi kishte hapur zjarr me pakujdesi gjatë incidentit.

Gazetarët në terren kanë raportuar se protesta në qytetin e Louisville në shtetin e Kentucky nisën protestat e dhunshme që përfshinin aktivistë të Black Lives Matter dhe Antifa që i vunë zjarrin gjykatës.

Në xhirim shihet se si oficerët po hyjnë të shuajnë zjarrin. Një prej tyre goditet me një objekt dhe biee përtokë. Të tjerë protestues ju bashkëngjiten dhe hedhin gjësende drejt tyre.

Deri tani raportohet për dy policë që janë plagosur me armë zjarri gjatë trazirave pas shpalljes së vendimit të mërkurën, që sipas policisë lokale janë në gjendje stabile tani pas ndërhyrjeve kirurgjike. Njëri ishte plagosur në abdomen tjetri në kofshë.

Protestat dhe trazirat tani janë përhapur edhe në disa qytete të SHBA’së.

Breonna Taylor ishte vrarë gjatë bastisjes së apartamentit të saj me urdhër të prokurorisë pasi i dashuri i saj kishte hapur zjarr ndaj tre policëve të patrullës. Oficerët e Policisë ishin kundërpërgjigjur sipas raporteve të tyre pasi kishin lajmëruar që janë nga policia, arsyetimi i të dashurit të Taylor ishte se ai kishte kujtuar se bëhej fjalë për tentim vjedhje.

Policia e Loiusville ishte pajtuar që t’i paguaj familjes së Taylor dëmshpërblim prej 12 milionë dollarë dhe ishte zotuar që të kryej reforma policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat