Statistika të zeza në Meksikë, 29 vrasje në 100 mijë banorë

Amerika

Statistika të zeza në Meksikë, 29 vrasje në 100 mijë banorë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Shkalla e vrasjeve në Meksikë mbetet në nivele të larta me 29 vrasje për 100 mijë banorë.

Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave të shtetit meksikan.

Për hir të krahasimit, Shtetet e Bashkuara në vitin e fundit për të cilin disponohen të dhëna, kishte rreth pesë vrasje për 100 mijë njerëz.

Kujtojmë se vitin e kaluar kanë ndodhur 36,476 vrasje në Meksikë, raporton reuters.

Vlerësohet se deri në fund të këtij viti, shkalla e vrasjeve do të jetë edhe më e lartë, sepse në tetë muajt e parë të vitit, kishte 24,116 vrasje në Meksikë, që është një rritje prej rreth 1.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat