Kontestohet Trump, Presidenti pritet me tallje dhe britma gjatë homazheve për Ginsburg

Amerika

Kontestohet Trump, Presidenti pritet me tallje dhe britma gjatë homazheve për Ginsburg

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:13
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump u prit me tallje dhe britma ditën e enjte, kur shkoi në selinë e Gjykatës Supreme për të bërë homazhe në nder të gjyqtares Ruth Bader Ginsburg.

Trump, që mbante veshur një maskë të zezë dhe shoqërohej nga zonja e parë Melania, qëndroi pranë arkivolit për disa minuta, teksa turma bërtiste “mos e votoni”.

Episodi vuri në dukje momentin kritik të vdekjes së Ginsburg, që ndodhi përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti republikan, që ka caktuar dy anëtarë të Gjykatës Supreme që nga marrja e detyrës në vitin 2017, deklaroi më herët se do ta publikonte emrin e zëvendësueses së saj ditën e shtunë.

Vendimi i tij për këtë lëvizje ka shkaktuar përplasje mes republikanëve dhe demokratëve dhe i ka dhënë një formë të re garës elektorale.

Gjithashtu, Trump kërkon rizgjedhjen në një kohë kur koronavirusi ka vrarë mbi 200 mijë persona në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkatërruar ekonominë.

Ginsburg, e caktuar nga presidenti demokrat Bill Clinton në vitin 1993, ishte një ikonë për liberalët, sidomos kur gjykata filloi të merrte karakter konservator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat