Ruth Bader Ginsburg - gruaja e parë që i bëhen homazhe shtetërore në Kongres

Amerika

Ruth Bader Ginsburg - gruaja e parë që i bëhen homazhe shtetërore në Kongres

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Trupi i gjykatëses së ndjerë të Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg, u dërgua për homazhe shtetërore në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Kjo është hera e parë në histori që nderimi i tillë i bëhet një gruaje.

Homazhi shtetëror është tradita kur trupi i pajetë i një zyrtari vendoset në një ndërtesë shtetërore, për t'i mundësuar publikut që t’i japë nderimet.

Ruth, ikonë liberale, ka vdekur javën e kaluar nga kanceri në pankreas, pas 27 vjetësh shërbim në gjykatën më të lartë të SHBA-së.

Mijëra njerëz i kanë bërë homazhe derisa arkivoli i saj ka qenë i vendosur jashtë ndërtesës së Gjykatës Supreme, këtë javë.

Ginsburg, e cila ka vdekur në moshën 87-vjeçare, ka qenë mbështetëse e zëshme e barazisë gjinore dhe e të drejtave civile.

Ajo është mitizuar nga liberalët dhe feministët si udhëheqëse që thyen barriera.

Ruth do të varroset javën e ardhshme në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat