Gjykatësja federale vendos të vazhdojë regjistrimi i popullsisë deri në fund të tetorit

Amerika

Gjykatësja federale vendos të vazhdojë regjistrimi i popullsisë deri në fund të tetorit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Një gjykatëse federale ndaloi përfundimin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2020 në fund të shtatorit dhe urdhëroi që regjisgtrimi i cili bëhet një herë në dhjetë vjet, të vazhdojë deri në fund të tetorit, duke thënë se një kohë e shkurtuar ka të ngjarë të prodhojë rezultate të pasakta.

Gjykatësja Lucy Koh në Kaliforni e mori vendimin të enjten vonë, dy ditë pasi dëgjoi argumentat nga avokatët për Byronë e Regjistrimit dhe avokatët për grupet e të drejtave civile dhe qeveritë lokale që kishin paditur Byronë e Regjistrimit për të mos e lejuar atë ta mbyllte regjistrimin në fund të muajit. Avokatët e grupeve të të drejtave civile dhe qeverive lokale thanë se koha e shkurtuar do të jepte rezultate jo të sakta për banorët në komunitetet pakicë dhe zona të largëta.

Gjkatësja Koh tha se pasaktësitë, nga një kohëzgjatje e shkurtuar e regjistrimit, do të ndikonin në shpërndarjen e fondeve federale dhe në përfaqësimin politik. Regjistrimi përdoret për të përcaktuar se si të shpërndahen 1.5 trilion dollarë në shpenzime federale çdo vit dhe sa vende në ongres merr secili shtet.

Avokatët e qeverisë kishin argumentuar që regjistrimi duhet të përfundojë në fund të shtatorit për të respektuar afatin e 31 dhjetorit për dorëzimin e numrave të cilat përdoren për të vendosur se sa vende në kongres merr secili shtet.

Urdhëri paraprak i gjykatëses Koh pezullon gjithashtu afatin kohor të fundit të vitit.

Avokatët e Byrosë së Regjistrimit dhe Departamentit të Tregtisë, i cili mbikëqyr agjencinë, thanë se ka të ngjarë ta apelojnë vendimin./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat