Njeriu i parë që mundi virusin HIV, është duke vdekur nga kanceri

Amerika

Njeriu i parë që mundi virusin HIV, është duke vdekur nga kanceri

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:11
Timothy Ray Brown

Timothy Ray Brown, i njohur me parë si Pacienti i Berlinit është në kujdesin e ditëve të fundit të jetës pas rikthimit të leukemisë.

Amerikani Timothy Ray Brown ishte një nga njerëzit e paktë që kaloi me sukses virusin HIV por tashmë është konfirmuar se vuan nga kanceri terminal.

Brown ishte diagnostikuar me virusin HIV kur ishte student në Berlin në 1995.

Asokohe ai ishte diagnostikuar gjithashtu me leukemi dhe si pjesë e trajtimit ka kryer operacione transplanti të shtyllës kurrizore, nga donatorë që kishin mutacionin e njohur si CCR5 Delta 32.

Njerëzit me këtë mutacion kanë një sistem të imunizuar ndaj HIV.

Ai kreu gjithashtu kemioterapi intensive e cila e dobësoi shumë, por në përfundim të trajtimit ai doli me një sistem imunitar tërësisht të rifreskuar.

Ai ka thënë: “Kam marrë qeliza embrionale për herë të dytë në shkurt 2008. Rekuperimi prej këtij trajtimi nuk ishte i mirë, u bëra delirant, thuajse u verbova dhe u paralizova. Por më në fund mësova të eci përsëri në një qendër për pacientë me dëme të rënda në tru.”

Leukemia e tij u dobësua dhe pas disa testimeve rezultoi se kishte kaluar me sukses virusin HIV.

Tashmë partneri i Brown, Tim Hoeffgen thotë se leukemia është rikthyer: “Timothy nuk po vdes nga HIV, pasi prej saj është kuruar. Kjo i vjen nga leukemia”.

Brown ka qenë i izoluar prej javësh në spital prej frikës se mund të preket nga koronavirusi.

Por tashmë ai ka vendosur të heqë dorë nga trajtimet e mëtejshme dhe ka nisur kujdesin e fundit të jetës në shtëpi, ku vazhdon të vizitohet nga miq e të afërm, si dhe nga studiues të HIV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat