Trump dhe Biden fyejnë dhe i bërtasin njëri-tjetrit gjatë debatit, “mbylle gojën”…

Amerika

Trump dhe Biden fyejnë dhe i bërtasin njëri-tjetrit gjatë debatit, “mbylle gojën”…

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 09:23
Donald Trump dhe Joe Biden

Donald Trump dhe Joe Biden i kanë bërtitur njëri-tjetrit si dhe janë fyer derisa moderatori Chris Wallace, kishte humbur kontrollin gjatë debatit të parë në garën për president, duke u kërkuar të qetësohen. Debati u zhvillua në Cleveland të Ohios.

Debati kaotik dhe plotë nervoz shpejt u shndërrua në ofendime personale, duke mos kursyer fjalë të rënda nga më të ndryshmet.

“A do ta mbyllësh gojën”, i thotë Biden kundërkandidatit pas 20 minutave debat, duke e ndërprerë derisa fliste Trump për Gjykatën e Lartë.

E pas 15 minutave tjera debat për pandeminë e COVID-19, ai i tha Trumpit: “A mund ta mbyllësh gojën për një minutë”.

Sikur kjo të mos mjaftonte filloi edhe seria e akuzave të Trumpit në drejtim të Biden, duke theksuar se i biri i tij Hunter në të kaluarën ka përdorur kokainë dhe se është shkarkuar nga marina amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat