SHBA, qëllohen 7 persona në funeral

Amerika

SHBA, qëllohen 7 persona në funeral

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 08:08
SHBA, qëllohen 7 persona

Shtatë persona janë qëlluar në një funelar në qytetin Milwaukee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:45 sipas orës lokale, njofton policia.

Me të mbërritur në vendngjarje policia gjeti shtatë persona të qëlluar. Sipas njoftimit të policisë, të qëlluar janë meshkuj dhe femra nga mosha 24 deri në 48 vjeç.

‘Ata janë dërguar në spitalin lokal ku po trajtojnë plagët e marra. Aktualisht të gjithë janë në kushte të qëndrueshme”- tha Michael Brunson, shefi i Departamentit të Policisë në Milwaukee.

Akoma nuk ka një të arrestuar për ngjarjen, ndërsa hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat