Momentet shokuese kur treni përplas traktorin e bllokuar mbi binarët dhe shpërthen në flakë

Amerika

Momentet shokuese kur treni përplas traktorin e bllokuar mbi binarët dhe shpërthen në flakë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 22:03
Foto

Këto janë momentet e tmerrshme kur një traktor me rimorkjo i bllokuar në binarë bë copë e çikë nga një tren në Indiana të SHBA.

Shoferi i trenit pësoi lëndime të lehta pasi nuk arriti të ndalonte në kohë për të evituar përplasjen. Ndërsa shoferi i traktorit shpëtoi mrekullisht duke braktisur mjetin e tij pak para se të goditej e të shpërthente në flakë mbi binarë.

Zjarrfikësit e Pendleton u dërguan në zonë dhe më vonë postuan videon në rrjetet sociale, ku duket tymi i zi që del nga traktori dhe disa pjesë të trenit.

“Ne gjetëm një tren që kishte goditur një semi-traktor. Ky i fundit ishte shtyrë rreth 200 metra nga goditja. Grupet tona arritën të fiknin zjarrin e aksidentit dhe shoferët e mjeteve nuk pësuan plagë të rënda”, thanë zjarrfikësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat