Çka e gjet: Si i çmendur i sulmon gazetarët, pa e ngacmuar askush

Amerika

Çka e gjet: Si i çmendur i sulmon gazetarët, pa e ngacmuar askush

Nga: D.G. Më: 14 tetor 2020 Në ora: 10:30
Sulmuesi

Një ekip i televizionit lokal WSMV po filmonte një reportazh para një shkolle në Nashville kur u sulmuan nga një burrë i panjohur. Incidenti ndodhi të dielën, dhe gazetari dhe kameramani nuk bënë asgjë për të provokuar sulmin e burrit të zemëruar. Pamjet e sulmit përfunduan në rrjetet sociale.

- Mora celularin për të regjistruar sulmin dhe i thashë burrit të linte rehat kolegun. Burri më pas e goditi atë. Ne ikëm në një vend të sigurt dhe thirrëm redaktorët dhe policinë. Jemi mire. Nëse e shihni këtë burrë ose e njihni, ju lutemi telefononi policinë - ka postuar në Twiterr gazetarja Careese Jackman, ku ndodhet edhe videja e sulmit. 

Në të paraqitet një burrë i shëndoshë me fanelë të kuqe që vie drejt kameramanit dhe përpiqet ta godasë atë. Në një moment, ai lëviz drejt gazetarit, por kthehet te kameramani. Duke u shtyrë me kameramanin, burri në një moment, ndoshta për shkak të alkoolit ose opiumeve, humb ekuilibrin dhe rrëzohet. Mezi ngritet dhe ekipi e shfrytëzon këtë dhe futen në makinë për të shpëtuar.

Jackman gjithashtu tha që burri i vëzhgonte ndërsa përgatiteshin të filmonin. - Ne nuk i thamë asnjë fjalë. Dola nga makina për të regjistruar raportin, dhe ai filloi të më afrohej - shkroi Jackman në njoftim, duke shtuar se kameramani tërhoqi vëmendjen e tij për të mos shkuar drejt reporteres. Pastaj filloi sulmi. Policia i tha Newsweek-ut të martën se po përpiqen ta identifikojnë njeriun që i sulmoi. Ekip i gazetarëve po e bënte një artikull rreth vullnetarëve që bëjnë maska ​​për shkollën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat