SHBA: Afër 60 mijë të infektuar në një ditë

Amerika

SHBA: Afër 60 mijë të infektuar në një ditë

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 00:48
SHBA

Rreth 60 mijë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara gjatë ditës së sotme, i cili edhe është numri më i lartë ditor i të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, 59,500 njerëz rezultuan pozitiv të mërkurën, shkruajnë mediat amerikane.

985 vdekje janë regjistruar, por numri ditor i vdekjeve si rezultat i infeksionit me korona me virus ka mbetur relativisht i qëndrueshëm.

Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 7.9 milion njerëz janë infektuar në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat