Ekspertët parashikojnë se 150 milionë njerëz do të votojnë në zgjedhjet e SHBA-së

Amerika

Ekspertët parashikojnë se 150 milionë njerëz do të votojnë në zgjedhjet e SHBA-së

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 17:20
Foto Ilustrim

Më se 22 milionë amerikanë tashmë kanë hedhur votat në kutitë e votimit për zgjedhjet presidenciale, që do mbahen më 3 nëntor.

Rreth 22.2 milionë vota janë regjistruar që nga e premtja në mbrëmje, që përfaqësojnë 16 për qind të të gjitha votave të regjistruara në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, shkruajnë mediet e huaja.

“Është çmenduri”, deklaroi Michael McDonald, shkencëtar politik i Universitetit të Floridas, i cili ka ndjekur prej kohësh votimin në faqën e tij ElectProject.org.

Sipas analizës së personit në fjalë, njerëzit kanë votuar dhjetë herë më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara presidenciale.

“Jemi të sigurt se në këto zgjedhje do ndodh një ndryshim i madh për të mirë”, potencoi McDonald. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat