Çfarë po premtojnë Joe Biden dhe Donald Trump?

Amerika

Çfarë po premtojnë Joe Biden dhe Donald Trump?

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:25
Joe Biden dhe Donald Trump

Kandidati demokrat, Joe Biden nuk është i huaj për politikën: ai u zgjodh për herë të parë në Senatin e SHBA-së në vitin 1972 dhe kaloi tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, si nënpresident i Barack Obamas.

Është hera e parë si i nominuar për president, pas disa përpjekjeve në radhët e demokratëve.

Por çfarë po ju premton amerikanëve?

Biden po premton të krijojë mundësi të reja për punësim, të rivendosë mbrojtjen e mjedisit, të mbrojë të drejtat e kujdesit shëndetësor dhe të rregullojë aleancat ndërkombëtare, të cilat thotë se e kanë vuajtur nën udhëheqjen e Donald Trumpit, raporton BBC.

Ai thotë se do të sigurojë testime falas për të gjithë amerikanët dhe do të punësojë 100 mijë njerëz për të ngritur një program kombëtar për gjurmimin e kontakteve.

Ndërkohë, çfarë përfaqëson republikani Donald Trump?

Duke kërkuar një mandat të dytë, presidenti tani përballet me një vend që po lufton me pandeminë e coronavirusit dhe lëkundjet e saj të pasme.

Ai po u premton “Amerikën sërish të shkëlqyeshme”, duke u përqendruar në ekonomi, mbrojt interesat tregtare dhe duke vazhduar me politikat e vijës së ashpër të imigracionit që kanë animuar gjithë karrierën e tij politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat